Sport Ndërkombëtar

PSG favorit në përballjen me Dortmundin, a do ia dalë të përmbys rezultatin?

PSG-ja do të presë Dortmundin në orën 21:00, në ndeshjen e vlefshme për kthimin në gjysmëfinalen e Championsit.

Dueli i parë u mbyll me rezultatin 1-0 për verdhezinjtë dhe sot do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Por parizienët do të japin gjithçka në fushë që të jenë ata që prekin finalen e 1 qershorit në “Wembley”.

Ekipi i Terzic vjen në këtë përballje më të qetë pasi siguruan një vend në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa në kampionat shpërthyen këtë fundjavë me një fitore me “manita” përballë Augsburg.

Të qetë dhe me një trofe në “xhep” vjen edhe PSG në këtë ndeshje kthimi, pasi fituan titullin në Francë, Ligue 1 i bëri një dhuratë ekipit të Luis Enriques duke i lënë pushim këtë fundjavë, në mënyrë që të ishin në kushte perfekte.

Kjo është një përballje, ku tifozët e PSG shpresojnë të shohin Kylian Mbappe në versionin e tij më të mirë, në sfidën e parë ylli francez u ndal te shtylla.

Enrique duhet të bëjë edhe në këtë takim pa shërbimet e Lucas Hernandez, me anësorin francez i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pasi këputi ligamentet e gjurit të majtë.

Ashtu si në takimin e parë, edhe në këtë sfidë PSG shihet favorit nga kompanitë e basteve, një sukses i mundshëm i tyre vlerësohet me koeficientin 1,45.

/Shqip.com