Sport Ndërkombëtar

Ish-lojtari, pretendent për të marrë drejtimin e Milanit

Një nga opsionet e konsideruara nga Milani për pankinën është ai Mark van Bommel, trajner i Antwerp-it që udhëhoqi ekipin për të fituar kampionatin vitin e kaluar.

Kuqezinjtë e pëlqejnë Van Bommel për vetë faktin se e njeh mirë ambientin, pasi më parë ka qenë lojtar i tyre.

Për teknikun në fjalë ka interesim edhe nga Eredivisie, ku Feyenoord është në kërkim të një zëvendësuesi për Arne Slot, pasi ky i fundit mund të pasojë Klopp te Liverpool.

Pikërisisht për këtë arsye, te Milan duhet të nxitojnë pasi nuk ka kohë për të humbur.

Megjithatë, ka edhe disa kandidatë të tjerë që po vlerësohen nga drejtuesit e klubit nga Milano.

Një hipoteze konkrete mbetet Paulo Fonseca i Lille dhe Sergio Conceicao i Portos.

/Shqip.com