Sport Ndërkombëtar

Supersfida mes PSG dhe Dortmund, gjykon një arbitër italian

Daniele Orsato do të arbitrojë ndeshjen e së martës në mbrëmje mes PSG-së dhe Borussia Dortmundit, takim ky i vlefshëm për fazën gjysmëfinale të Champions League.

Një skuadër gjyqtarësh tërësisht italian për ndeshjen në “Parkun e Princave”,  me Irratin në VAR të ndihmuar nga Valeri dhe Massa si gjyqtar të katërt.

Kujtojmë se sfida e parë ka përfunduar 1-0 për gjermanët. 90 minutëshi u vendos nga Fullkrug, në pjesën e parë.

/Shqip.com