Lajme

Osmani takohet me Greenfield, flasin për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, ka takuar Linda Thomas Greenfield, ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të presidentit Biden.

Në këtë takim, Osmani tha se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo tha se Linda Thomas Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.

Njoftimi i plotë:

Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidenti Biden, është një personalitet  i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.

Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰 🇺🇸

/Shqip.com