Von Cramon për incidentin në Gramsh: Për siguri duhet të kufizohet aksesi për qytetarët e Rusisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Përmes një postimi në twitter, Von Cramon thotë se për arsyeje sigurie duhet të kufizohet urgjentisht aksesi për qytetarët dhe turistët e Rusisë.
“… “kanë hyrë si turistë” Gjithashtu për arsye sigurie duhet të kufizojmë urgjentisht aksesin për qytetarët/“turistët” e Rusisë”, shkroi von Cramon.
Tutje, ajo tha se kjo nuk do të jetë përpjekja e fundit për të sulmuar objektet e NATO-s, ndërsa ushtarëve të plagosur ju ka uruar shërim të shpejtë.
“Kjo nuk do të jetë përpjekja e fundit për të sulmuar objektet ushtarake apo të NATO-s nga brenda. Ushtareve te plagosur u uroj gjithë te mirat dhe shërim te shpejt”.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit bashkë me shërbimet sekrete janë duke hetuar disa pista në lidhje me tre rusët e kapur në uzinën ushtarake të Gramshit.
Siç ka raportuar Tch, një burim pranë këtyre hetimeve i thanë gazetarit të Top Channel se me të gjitha gjasat kemi të bëjmë me një skuadër të shërbimit sekret ushtarak rus GRU (Shërbimi Sekret i ushtrisë ruse që vepron jashtë vendit) me mision të pastër spiunazhi në Shqipëri.
Të kamufluar si blogerë të tre rusët e marrë në pyetje dyshohet se janë të mirë-trajnuar për operacione spiunazhi.
Detaje nga incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh që u lënduan dy ushtarë shqiptarë
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Lexo edhe:
Dy ushtarë shqiptarë lëndohen gjatë përleshjes me tre rus që po tentonin të hynin në Uzinën e armëve
Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në Shqipëri.
Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë.
Lexo edhe:
Kurti në emër të Qeverisë dënon incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës ka dënuar incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e Armëve në Gramsh ku mbeten të lënduar dy ushtarë nga përleshja me dy rus dhe një ukrainas.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm më organet kompetente të cilat i mbështetë për të parandaluar çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare.
Lexo edhe:
Peleshi pas incidentit në Gramsh: Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh
Ndërsa, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshi tha se e kanë të drejtën të dyshojnë për spiunazh.
Siç ka raportuar TCh, përmes një konference për media, Peloshi tha se çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh./Shqip.com