Lajme

Peleshi pas incidentit në Gramsh: Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh

Pas sulmit ndaj dy ushtarëve në Uzinën e Armëve në Gramsh, nga dy rusë dhe një ukrainas, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshi tha se e kanë të drejtën të dyshojnë për spiunazh.

Siç ka raportuar TCh, përmes një konference për media, Peloshi tha se çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh

“Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Nuk bëhet fjalë për një protestë të ligjshme, janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh”, tha Peleshi.

Peleshi tha se çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik dhe nuk mund të kalohet si një incident i zakonshëm.

“Çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshëm. Do kemi një deklaratë për hetimet nuk mund të zbardh më tepër. Kanë qenë nën vëzhgim, ndaj dy ushtarakët tonë kanë reaguar menjëherë”.

Ai ka folur edhe për gjendjen e ushtarëve të lënduar si dhe deklaratat e tyre pas incidentit.

“Gjendja e ushtarakëve është e mirë, sot janë gati për të dalë. Po presim të zbardhet. Ajo që ka ndodhur dhe nga dëshmia e ushtarakëve. Tre shtetas të huaja u janë afruar ish-uzinës ushtarake të Gramshit. Nuk ka aktivitet si godinë. Një prej tyre ka kapërcyer rrethimin në mënyrë të paligjshme. Në këtë moment dy ushtarakët i kanë parandaluar. Shtetasi rus ka përdorur një spraj dhe pavarësisht lëndimit ushtarakët e kanë ndaluar. Janë ndaluar dy shtetasit e huaja. Më pas janë ndaluar edhe dy shtetasit e tjerë”.

Lexo edhe:
Begaj për incidentin tek uzina e Gramshit: Të zbardhet ngjarja dhe të parandalohen situatat që cënojnë sigurinë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e Armëve në Gramsh ku mbeten të lënduar dy ushtarë nga përleshja me dy rus dhe një ukrainas.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm më organet kompetente të cilat i mbështetë për të parandaluar çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare.

Detaje nga incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh që u lënduan dy ushtarë shqiptarë

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Lexo edhe:

Dy ushtarë shqiptarë lëndohen gjatë përleshjes me tre rus që po tentonin të hynin në Uzinën e armëve

Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Llogaria e Svetlana Timofoeva në Instagram

Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në Shqipëri.

Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë./Shqip.com