Lajme

Rusët që shkaktuan incidentin në uzinën në Gramsh, dyshohet se janë spiunë të GRU-së

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit bashkë me shërbimet sekrete janë duke hetuar disa pista në lidhje me tre rusët e kapur në uzinën ushtarake të Gramshit.

Siç ka raportuar Tch, një burim pranë këtyre hetimeve i thanë gazetarit të Top Channel se me të gjitha gjasat kemi të bëjmë me një skuadër të shërbimit sekret ushtarak rus GRU (Shërbimi Sekret i ushtrisë ruse që vepron jashtë vendit) me mision të pastër spiunazhi në Shqipëri.

Të kamufluar si blogerë të tre rusët e marrë në pyetje dyshohet se janë të mirë-trajnuar për operacione spiunazhi.

Vendosja në fokus e uzinës të Gramshit nga GRU ruse, nuk është aspak e rastësishme.

Një burim nga ushtria shqiptare në kushtet e anonimatit i tha Top Channel se prej disa muajsh në këtë uzinë po zhvillohen teste për të prodhuar një fishek të kalibrit  5.56 mm.

Ky lloj municioni përdoret për automatikët M14 në përdorim nga forca tokësore e ushtrisë shqiptare dhe disa vende të NATO-s.

Ka dyshime të forta se synimi këtij grupi rus zbulimi me mision spiunazhi,  synonte të zbulonte progresin e Shqipërisë pikërisht në prodhimin e fishekut 5.56 mm.

Shërbimet inteligjente shqiptare kanë në dorë një provë të rëndësishme në këtë hetim. Makinën me të cilën kanë mbërritur rusët në Shqipëri.

Nëse ata kanë hyrë nga pika e Muriqanit dyshohet se janë pjesë e stacionit të GRU në Beograd.

Prej kohës shërbimet inteligjente shqiptare kanë zbuluar se GRU ka edhe një degë aktive në Malin e Zi nga ku urdhërohen e drejtohen operacionet e spiunazhit brenda territorit të Shqipërisë.

Ndërsa agjencia ruse e inteligjencës SVR, e cila merret me misione zbulimi jashtë Rusisë përmes një stacioni sekret në Nish të Malit të Zi, është angazhuar në misione zbulimi në Shqipëri.

Republika Federale ruse ka 3 shërbime sekrete të cilat ndërvite kanë tentuar në forma të ndryshme për të siguruar informacione nga Shqipëria, një vend i NATO-s.

Ndërsa, FSB është Shërbimi Sekret rus me mision kundra zbulimi brenda Rusisë.

https://www.youtube.com/watch?v=y4GTmm7fRhc&t=9s

Detaje nga incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh që u lënduan dy ushtarë shqiptarë

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Lexo edhe:

Dy ushtarë shqiptarë lëndohen gjatë përleshjes me tre rus që po tentonin të hynin në Uzinën e armëve

Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Llogaria e Timofoevas në Instagram

Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në Shqipëri.

Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë.

Lexo edhe:
Kurti në emër të Qeverisë dënon incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës ka dënuar incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Begaj për incidentin tek uzina e Gramshit: Të zbardhet ngjarja dhe të parandalohen situatat që cënojnë sigurinë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e Armëve në Gramsh ku mbeten të lënduar dy ushtarë nga përleshja me dy rus dhe një ukrainas.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm më organet kompetente të cilat i mbështetë për të parandaluar çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare.

Lexo edhe:

Peleshi pas incidentit në Gramsh: Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh

Ndërsa, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshi tha se e kanë të drejtën të dyshojnë për spiunazh.

Siç ka raportuar TCh, përmes një konference për media, Peloshi tha se çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh./Shqip.com