Lajme

Kurti në emër të Qeverisë dënon incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës ka dënuar incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi për media nga ana e Qeverisë thuhet se Kurti ju dëshiron shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë. U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Tutje, në njoftim thuhet se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Lexo edhe:

Begaj për incidentin tek uzina e Gramshit: Të zbardhet ngjarja dhe të parandalohen situatat që cënojnë sigurinë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e Armëve në Gramsh ku mbeten të lënduar dy ushtarë nga përleshja me dy rus dhe një ukrainas.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm më organet kompetente të cilat i mbështetë për të parandaluar çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare.

Lexo edhe:
Peleshi pas incidentit në Gramsh: Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh

Ndërsa, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshi tha se e kanë të drejtën të dyshojnë për spiunazh.

Siç ka raportuar TCh, përmes një konference për media, Peloshi tha se çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Detaje nga incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh që u lënduan dy ushtarë shqiptarë

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Lexo edhe:

Dy ushtarë shqiptarë lëndohen gjatë përleshjes me tre rus që po tentonin të hynin në Uzinën e armëve

Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Llogaria e Timofoevas në Instagram

Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në Shqipëri.

Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë./Shqip.com