Lajme

Begaj për incidentin tek uzina e Gramshit: Të zbardhet ngjarja dhe të parandalohen situatat që cënojnë sigurinë

Bajram Begaj president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e Armëve në Gramsh ku mbeten të lënduar dy ushtarë nga përleshja me dy rus dhe një ukrainas.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm më organet kompetente të cilat I mbështetë për të parandaluar çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cenon sigurinë kombëtare”, shkroi Begaj.

Tutje, Begaj tha se shprehë mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosur dhe ju ka uruar shërim të shpejtë.

Lexo edhe:
Detaje nga incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh që u lënduan dy ushtarë shqiptarë

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Lexo edhe:
Dy ushtarë shqiptarë lëndohen gjatë përleshjes me tre rus që po tentonin të hynin në Uzinën e armëve

Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në Shqipëri.

Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë./Shqip.com