Lajme

Dy ushtarë shqiptarë lëndohen gjatë përleshjes me tre rus që po tentonin të hynin në Uzinën e armëve

Dy ushtarë shqiptarë  janë lënduar rënd pasi janë përleshur me tre shtetas rus të cilët dyshohet se kanë qenë agjent.

Siç ka raportuar Abc News, ushtarët ishin në krye të detyrë për të ruajtur Uzinën e Përpunimit tëArmëve në Gramsh.

Dyshohet se shtetasit rus po tentonin të hynin fshehurazi në Uzinë ku edhe janë ndeshur me ushtarët shqiptarë.

Njëri prej rusëve, përdorur sprije kundrejt ushtarëve shqiptarë

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, bëri me dije për gazetarin e Abc, Aldo Kozarja, se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.

Po ashtu është bërë e ditur se atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës./Shqip.com