Rozë

Vetëm për një veshje ditore, Kida shpenzon afër 20 mijë euro

Kida

Artistja e njohur, Kida, së shpejti do të lansojë albumin e saj të parë.

Derisa është duke u përgatitur për lansimin e prodhimtarisë muzikore, ajo nuk po i lë anash edhe postimet nga përditshmëria.

Bukuroshja shpesh komentohet edhe për stilin e veshjes, për të cilin duket se shpenzon para të shumta.

Shqip.closet në një postim në rrjetin social Instagram ka grumbulluar shumën që ajo ka shpenzuar për një veshje ditore, e që kap shumën marramendëse.

Kida ka shpenzuar përplot 19.535 euro, teksa në dukjen e saj më shumë ka kushtuar ora e firmës ‘Cartier’ me vlerë prej 12.400 euro.

Numra të mëdhenj kanë edhe aksesorët e firmës ‘Dior’ e ‘Louis Vuitton’, kurse më lirë i kanë kushtuar këpucët.

Një veshje të tillë Kida e kishte gjatë verës, pasi shihej me një bluzë dhe pantallona të shkurtra./SHQIP.com