Rozë

Banorët mbesin pa fjalë pas hyrjes së banorit të ri në shtëpi

Vëllai i Madh u ka dhënë sot banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re.

Ata do të ndahen në çifte dhe pasi të dëgjojnë këngën e “Bana King” do të shkruajnë një tekst të ri dhe do të përgatisin një performancë.

E për t’i frymëzuar banorët, Vëllai i Madh ka futur një majmun në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, i cili do të qëndrojë vetëm pak. Banorët kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë personazhin e ri.

Ndërkohë çifti që do të fitojë këtë sfidë do të shpërblehet me 5 mijë.

“Banorë, “Bana King” ka një lojë për ju. Si fillim do të ndaheni në çifte, më pas do të dëgjoni këngën ‘Hit bana King’, pasi loja luaj konsiston pikërisht mbi këtë këngë. Çdo çift do të shkruaj një tekst të ri të këngës dhe të përgatisë një performancë. Për realizimin e performancës suaj do t’iu vijë në ndihmë një ambient i krijuar në arenën e Super Sport. Për t’iu frymëzuar do të qëndrojë për pak admiruesi më i madh i Bana King Yabu. Çifti fitues do të fitojë 5 mijë euro”, ishte njoftimi në Zarfin e Bardhë.

/Shqip.com