Rozë

U kritikua për dronin, reagon Sara, çifti paralajmëron dronë tjerë

Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë nisur një dron në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’, për Heidin, një prej konkurrenteve më të forta dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Mirëpo pasi Sara ndau pamjet e qarkullimit të dronit mbi shtëpi, ka reaguar ashpër ndaj ndjeksve të saj, teksa pretendon se këta të fundit e kanë ‘akuzuar’ se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë ‘lëmsh’ Romeon.

Më pas Sara ka sqaruar se droni është planifikuar që në datë 1 prill, por ai është ngritur atëherë kur është gjetur mundësia.

“Heidi kishte nevojë për forcë këto dy javë dhe atë kemi bërë. Boll se na lodhët! Romeon e duam po njësoj! Keq kur çon dron e keq kur nuk çon. Jeni të lodhshëm!”, shprehet ish-banorja.

Ndërkohë, në komente ka reaguar Bardhi.

“Po atë tjetrin kur do e çojmë”, ishte pyetja e tij drejtuar Sarës.

“Bardhi, atë çoja ti çunave, s’kam punë unë. Unë ja çoj vajzave. Tregoju pak atyre banorëve tjerë që se kemi harruar Romeon se e mbytën”, shkroi Sara.

/Shqip.com