Rozë Ndërkombëtar

Selena Gomez dhe Zayn Malik në një lidhje?

Selena Gomez ka ndezur thashethemet se ajo mund të jetë në lidhje me ish-pjesëtarin e One Direction, Zayn Malik.

Selena, thuhet se është parë duke shijuar një darkë me Zayn, në New York.

Në fillim të muajit, Selena tha se nuk ishte e dashuruar për momentin, kurse Zayn ka qenë beqar që nga ndarja e tij nga Gigi në tetor 202.

Lajmi se Zayn dhe Selena mund të bashkohen erdhi pasi një shkëmbim tekstesh u bë virale në TikTok, pasi një fans dyshohet se e pa çiftin duke shijuar një vakt së bashku.

Gjithashtu, Zayn ka filluar ta ndjek Selenën në Instagram.

/Shqip.com