Sport Ndërkombëtar

Real Madrid ndërmerr veprime juridike ndaj presidentit të LaLigës

Presidenti i LaLigas, Javier Tebas dhe Florentino Perez

Real Madrid nuk po mund të pajtohet me disa vendime të ndërmarra nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas, shkruan Shqip.com.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, Los Blancos kanë njoftuar se do të ndjekin rrugët ligjore që Tebas dhe zyrtarët e tjerë të penalizohen.

“Në takimin e tij sot në orën 11 të mëngjesit (CEST), Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF u pajtua njëzëri për të filluar veprimet juridike, civile dhe penale kundër Presidentit të LaLiga, z. Javier Tebas Medrano, z. Javier de Jaime Guijarro, kreu i Fondit CVC, dhe kundër vetë fondit CVC Capital Partners SICAV-FIS”, fillon njoftimi i klubit mbretëoror.

“Për më tepër, Bordi i Drejtorëve ka vendosur të ndërmarrë çdo veprim ligjor që ai e konsideron të përshtatshëm për të anuluar dhe për të bërë joefektive çdo rezolutë të mundshme të miratuar nga Asambleja e LaLiga, që do të mbahet më 12 gusht 2021, në lidhje me marrëveshjen midis LaLiga dhe CVC Fondi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Ende asgjë nuk është bërë e ditur pse klubi madrilien dëshiron t’i ndjekë rrugët juridike për presidentin e LaLigës dhe stafin e tij./Shqip.com