Lajme

Salianji-Ballës: Ervis Martinaj u njoftua 5 minuta para operacionit policor! Tregojuni familjarëve çfarë ka ndodhur…

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në interpelancën e tij me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla tha se ky i fundit nuk iu përgjigj shumë pyetjeve që demokrati i drejtoi.

Ai tha nga foltorja e Kuvendit se janë hedhur në këto vite miliona euro për reformimin e policisë dhe pastrimin e saj nga krimi, por vetëm një drejtues i lartë është përjashtuar për këtë akuzë.

Salianji u ndal dhe te zhdukja e Martinajt.

“Gjatë gjithë fjalës tuaj nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar. Nuk thatë se sa punonjës kanë kaluar vettingun nga 11 mijë punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme. Ka 8 vite, miliona euro, 3 ndryshime për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm 1 drejtues i lartë. Gjithë mln e eurove, investimet e partnerëve, është përjashtuar vetëm një drejtues. E pamë në rastin e Metamorfozës, se si në bëheshin emërimet në Policinë ë Shkodrës. Të dyja palët punonin për socialistët për të mbledhur votat. A keni dijeni për përdorues të policisë që përdorin telefona Sky. Ne vetëm kemi inkurajuar Policinë e Shtetit. Mos t’i mbajmë peng qytetarët. Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj. Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së. Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, tha ai.

/Shqip.com