Lajme

Ambasadori i BE: SPAK të lihet të bëjë punën e vet! Duhet dakordësi për Reformën Zgjedhore!

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet. Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes së drejtësisë së re.

”Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet”, tha Gonzato ne konferencë për median.

Përsa i përket paraqitjes së kryetarit të Erion Veliajt në SPAK, Gonzato u shpreh se komenton ngjarjet që po hetohen nga SPAK-u. 

“Ne nuk komentojne ngjarjet qe po hetohen nga SPAK pervec rasteve ku shprehim mbeshtetjen. Ligji dhe lufta kunder korrupsionit jane zemra e te drejtave fundamentale. Është e drejta e drejtesise shqiptare qe te luftoje korrupsionin.

SPAK po ben punen e saj dhe ne nuk nderhyjme. Jam ketu per te mbeshtetur Shqiperine. Suporti jone ndaj drejtesise qendron i forte. Per mua mesazhi eshte i qarte. Ne i japim prioritet reformes se drejtesise.

Sa i perket reformes zgjedhore palet politike sigurisht qe duhet te arrijne ne nje dakordesi. Nuk eshte ne pozicionin tim qe te them nese duhet te votoje apo jo diaspora kjo i mbetet parlamentit.

Sinjalet qe marr nga Brukseli jane te qarta. Integrimi i Ballkanit Perendimor eshte nje proces qe mundesia i jepet te gjitheve por per tu integruar eshte nje proces ku duhet vemendje dhe pune. Shqiperia e ka kuptuar seriozitetin dhe elementer qe duhen per tu integruar dhe mendoj se tashme duhet qe te hidhet hapi tjeter”.

/Shqip.com