Sport Ndërkombëtar

Kane beson ende te kualifikimi, Vinicius Jr: Mund të kapim finalen

Harry Kane mbetet një “bomber” i vërtetë dhe vijon të shënojë me një rendiment të “frikshëm”, madje këtë herë, me fanellën e Bayern Munich, vendosi një rekord unik në Champions League.

Me golin e realizuar kundër Real Madrid, Harry Kane shkoi në kuotën e 8 golave në këtë edicion të Champions League, plus 3 asiste, duke u kthyer në lojtarin e vetëm britanik që arrin një shifër të tillë në një edicion të vetëm në Champions.

Kane ka të paktën edhe një tjetër ndeshje në dispozicion, sfidën e kthimit kundër Real Madrid, për të përmirësuar këtë rekord.

Pavarësisht se Bayern nuk ai doli të thyen Realin në sfidën e parë, Harry Kane beson ende te kualifikimi.

“Gjithçka për të cilën ne luftojmë është për një turne të tillë. Duhet të gjejmë një rrugë për t’ia dalë. Në Madrid do të jetë e vështirë, por duhet t’ia dalim. Ne do të shkojmë atje të bindur se mund të fitojmë. Këto janë ato ndeshje të mëdha të cilat i luan poshtë yjeve. Atmosfera këtu ishte e jashtëzakonshme. Jam i bindur se do të jetë e njëjta atmosferë edhe javën e ardhshme. Nga kjo sfidë e parë mund të nxjerrim shumë gjëra pozitive, por kishte edhe detaje negative që mund të eliminohen”, u shpreh Harry Kane.

Kurse, braziliani Vinicius Jr u shpreh i bindur se me tifozët në krah, në Madrid, mund të kapin finalen.

“Ne zbritëm në fushë me objektivin për të fituar ndeshjes, por e dimë se Champions League është kështu. Nuk mund t’i dhurosh asgjë kundërshtarëve, në të kundërt ndëshkohesh. Tani duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Ne e dimë se mund të mbështetemi te tifozët tanë të cilët do të na japin një shtysë të madhe në Bernabeu”, u shpreh Vinicius Jr.

/Shqip.com