Lajme

Masakra e Studimes / Kurti: Në më pak së dy orë, u vranë civilë të paarmatosur nga ushtria e rregullt serbe

Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Në shënim të përvjetorit të masakrës edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e masakrës se Studimes në Vushtrri.

“Në 25 vjetorin jemi këtu për të kujtuar 116 civilë mes tyre fëmijë  dhe gra shtatzënë. Është vështirë për të shprehur fjalët se si ende si komb ende duhet të përballemi me plagë e dhimbje ku qytetarët tanë kanë përjetuar masakra të tmerrshme. Janë dëshmi së sa sa e domosdoshme ishte lufta  jonë për liri. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kurdo. Ishte luftë për mbrojtje të identitetit dhe shtetit tonë. Drejtësia do të vendoset pavarësisht sa do të vonohet ajo”, tha Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat.

“Në më pak së dy orë u vranë civilë të paarmatosur nga ushtria e rregullt serbe. Masakra radhitet mes masakrave të shqiptarëve dhe asaj të Sebrenicës. Andaj këta muaj u përkushtohemi masakrave të viktimave. Numri i masakrave edhe dëshmi e gjenocidit serbe. Jemi te qartë për kërkesën tonë për drejtësi. Të behët drejtësi universale për viktimat, ky është kusht i vetëm për paqe”.

Kurse kryetari Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bëri thirrje për unitet.

25 vjet këtu me parë u derdh gjak , gjaku që solli këtu më pas edhe lirinë fal edhe  gjakut të dëshmorëve, UÇK-së dhe NATO-s. Nuk jemi të kënaqur me drejtësinë, ka selektim të drejtësisë. Drejtësia nuk e ka thënë fjalën e tyre. Çlirimtarët po mbahen me akuza të fabrikuara. Si kurrë më parë kemi nevojë të jemi të unifikuar”.

/Shqip.com