Sport Ndërkombëtar

Me flamurin kuq e zi dhe “shqiponjën”, kush është tifozja që “vodhi” vëmendjen gjatë Bayern-Real (FOTO)

Reali i Madridit është duke udhequr lojën me një gol të Vini Jr, në përballjen me Bayern Munchen në këtë gjysmëfinale të parë të Champions League.

Por ajo që u ka rënë në sy mijëra shikuesve në mbarë botën ka qenë një tifoze e mbuluar me flamurin shqiptar e cila është fokusuar disa herë nga kamerat.

Tifozja në shkallët e “Allianz Arena” mendohet se është shqiptare. Ajo ndodhet bashkë me disa tifozëve bavarezë dhe madrilenë në tribunë

Fotografitë e saj tashmë kanë nisur të pushtojnë rrjetet sociale dhe janë bërë virale.

/Shqip.com