Rasti i foshnjës së vdekur, shkarkohen edhe dy drejtorë në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se sot i ka shkarkuar edhe dy drejtorë në këtë institucion shëndetësor.
Kjo për faktin se, ditë më parë u raportua se një foshnjë e vdekur është mbështjell me çarçafë dhe është futur në rrobalarëse.
Sipas njoftimit të këtij spitali, tanimë janë shkarkuar drejtori mjekësor, si dhe drejtori për infermieri.
“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftimin nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
Lidhur me rastin e foshnjës, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka nisur hetimet.
/Shqip.com