Lajme

PRAK kërkon masa ndaj personave që tentuan ta fshehin rastin e foshnjës në Pejë

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Është raportuar se pasi ka ndodhur ngjarja, disa persona kanë tentuar që ta fshehin ngjarjen, nga PRAK kërkojnë që të merren masa edhe ndaj këtyre personave.

“Rasti i fëmijës me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmijës së saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten. Kërkojmë nga Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin këtë rast”, thuhet në reagimin e PRAK-ut.

PRAK-u ka një kërkesë ndaj menaxhmentit të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës dhe ndaj atij të ShSKUK-së.

“Gjithashtu, kërkojmë nga menaxhmenti i SP Pejë dhe ai i SHSKUK-së të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur. Përgjegjshmëria dhe llogaridhënia ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore”.

Foshnja e vdekur futet në lavatriçe në Spitalin e Pejës, nisin hetimet – SHQIP.com

Një foshnje e vdekur është futur në lavatriçe e pështjellur së bashku me çarçafë.

Lajmin e ka konfirmuar për shqip.com, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.

Kurmehaj tha se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Po ju konfirmoj se rasti ka ndodhur dhe ne si prokurori kemi ndërmarrë veprime e duhura për zbardhje të rrethanave”, tha Kurmehaj.

Mehaj konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur ka ndodhur edhe ngjarja.

Ndërsa, lidhur me rastin Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka suspenduar shtatë punonjës.

/Shqip.com