Lajme

Foshnja e vdekur futet në lavatriçe në Spitalin e Pejës, nisin hetimet

Në Spitalin Rajonal të Pejës së fundi ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Një foshnje e vdekur është futur në lavatriçe e pështjellur së bashku me çarçafë.

Lajmin e ka konfirmuar për shqip.com, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.

Kurmehaj tha se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Po ju konfirmoj se rasti ka ndodhur dhe ne si prokurori kemi ndërmarrë veprime e duhura për zbardhje të rrethanave”, tha Kurmehaj.

Mehaj konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur ka ndodhur edhe ngjarja.

Lexo edhe:
Pejë: Foshnja lind pa shenja jete, babai e denoncon rastin në Polici

Një javë më parë, lajmi është konfirmuar për Shqip.com nga ana e Fadil Gashi-zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 10:00, familjarët e një foshnje, prindi i saj e ka raportuar në Polici se mbrëmë, pasi ka lindur bashkëshortja e tij, që ishte në muajin e tetë, foshnja ka lindur pa shenja jete. Familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoni, por nga stafi mjekësor iu kanë thënë se do ta marrin të nesërmen” ka thënë Gashi.

Më tutje Gashi ka thënë se  Policia dhe Prokurori i rastit kanë dal në vend të ngjarjes.

/Shqip.com