Lajme

Pejë: Foshnja lind pa shenja jete, babai e denoncon rastin në Polici

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin Rajonal të Pejës.

Një foshnje ka ndërruar jetë ndërsa në anën tjetër babai i foshnjës e ka denoncuar rastin në Polici.

Lajmi është konfirmuar për Shqip.com nga ana e Fadil Gashi-zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 10:00, familjarët e një foshnje, prindi i saj e ka raportuar në Polici se mbrëmë, pasi ka lindur bashkëshortja e tij, që ishte në muajin e tetë, foshnja ka lindur pa shenja jete. Familjarët kanë insistuar për ta marrë foshnjën për ceremoni, por nga stafi mjekësor iu kanë thënë se do ta marrin të nesërmen” ka thënë Gashi.

Më tutje Gashi ka thënë se  Policia dhe Prokurori i rastit kanë dal në vend të ngjarjes.

/Shqip.com