Rozë

Pas ndarjes nga Blero, Afrona Dika në një romancë të re?

Blero dhe Afrona Dika ka disa muaj që janë ndarë.

Lajmi u konfirmuar nga vet Blero, ndërsa modelja deri me tani nuk ka bërë ndonjë reagim publik.

Kjo e fundit tashmë ka publikuar një fotografi, ku shihet me një mashkull misterioz duke drekuar – fetyra e të cilit është mbuluar.

Më pas, ajo ka publikuar një foto të vetën, ku duket shumë e lumtur – fotografi e cila me pas u fshi.

Blero tha se arsyet e ndarjes janë tërësisht personale dhe i përkasin vetëm atyre të dyve.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të.

Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.

/Shqip.com