Rozë

Pas Kidës edhe Yll Limani ndezë atmosferën në “Sunny Hill”

Sunny Hill sot ka nisur të mbahet në parkun e Gërmisë.

Festivali më i madh i muzikës ashtu si dy edicionet e kaluara ka bërë bashk artistë të vendit e të huaj, në krye me Dua Lipën e babain e saj, Dugagjinin si organizator.

Pas këngëtares Kida sonte në natën e parë në skenë doli edhe këngëtari i shumë hiteve Yll Limani.

Faqja e Sunny Hill në Instagram ka postuar video gjatë performancës së këngëtarit.

Përveç Kidës e Ylli, sot u raportua se do të këndojë edhe Dua, ku fansat po e presin me padurim./Shqip.com