Rozë

Pas hyrjes së tij në Big Brother, Romeo bënë veprimin e paparitur me Instagram-in e Donaldit

Bora Zemani, Semi Jaupaj dhe Romeo Veshaj

Romeo Veshaj ditën e djeshme (e martë) u bë për pak kohë pjesë e Big Brother Vip.

Ai fillimisht surprizoi vëllanë e tij, Donaldin, ndërsa më pas i ndërruan rrobat, duke hyrë kështu Romeo në vend të binjakut të tij.

Sidoqoftë kësaj, një moment qesharak u krijua në shtëpinë e famshme, derisa aktori menjëherë pas daljes ka bërë veprime.

Pasi Donaldit nuk i lejohet përdorimi i telefonit brenda shtëpisë, binjaku i tij po e menaxhon për të, teksa së fundmi ka fshirë disa personazhe.

Bëhet fjalë për këngëtaren Semi Jaupaj, të cilën e ka fshirë nga rrjeti sociale, e njëjta mike e ngushtë e Bora Zemanit.

Në anën tjetër, Romeo nuk e ka fshirë Borën, por as moderatorja nuk e ka larguar Donaldin nga profili i saj./SHQIP.com