Lajme

OVL-UÇK-së mban konferencë për media

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të mbajnë konferencë për media sot, nga ora 10:00.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftim për media.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të OVL UÇK-së.

Lexo edhe:
Protestuesit e OVL-UÇK-së hyjnë në oborrin e Kuvendit

OVL-UÇK-së, kanë mbajtur proteste më 16 qershor para Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të rishqyrtojnë Ligjin për Pagën minimale në të cilën nuk janë të përfshirë veteranët.

Në një moment protesta ka eskaluar pasi protestuesit janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Lexo edhe:
Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë

Protestuesit kanë thënë se në rast që nuk reflekton Qeveria në bazë të kërkesave të tyre, ata do të qëndrojnë me tenda para Kuvendit.

Protesta e veteranëve të UÇK-së
Lexo edhe:
Opozita solidarizohet me veteranët, proteston duke goditur tavolinat me grushte

Në përkrahje të veteranëve kanë dal grupet parlamentare të opozitës, duke përfshirë PDK-në, AAK-në dhe LDK-në.

Ata penguan rrjedhën normale të seancës së Kuvendit duke dal para foltores dhe për këtë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ndërpreu seancën.

Protestës i është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe deputetët nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj dhe Shkumbin Demalija.

Lexo edhe:
Kurti dhe veteranët nuk dakordohen, mbaron takimi

Kurse, Kryeministri Kurti ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës dhe iu ka dërguar një ftesë më shkrim përfaqësueseve të  veteranëve të UÇK-së që të takohen.

Nga ky takim mes Kurtit dhe përfaqësuesve të veteranëve nuk u gjetë ndonjë zgjidhje.

Kështu, Kurti ka thënë se në këtë javë do të i dorëzoj propozimet e tij tek përfaqësuesit e veteranëve për të gjetur një zgjedhje të përbashkët për të dal nga situata e krijuar./Shqip.com