Protestuesit e OVL-UÇK-së hyjnë në oborrin e Kuvendit
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë thyer rrethojat dhe janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të policisë dhe kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit.
Lajmi në përditësim..
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Protesta e veteranëve vjen pasi Kuvendi i Kosovës të martën, e ka kaluar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro.
Me anë të kësaj proteste ata do të shprehin kundërshtinë lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale ku nuk përfshihen pensionet e veteranëve.
Këta të fundit organizuan edhe një protestë tjetër e cila u mbajt më 6 qershor, dhe e cila e kishte penguar vazhdimin e seancës së paraparë për atë ditë, kur projektligji nuk qe miratuar në mungesë kuorumi./Shqip.com