Lajme

Opozita solidarizohet me veteranët, proteston duke goditur tavolinat me grushte

Deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, janë solidarizuar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbajnë protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

Opozitarët kanë goditur me grushte tavolinat duke tentuar ta pamundësojnë nisjen e seancës plenare.

Ndryshe, në rend dite të kësaj seance është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i cili mundëson tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

Për këtë çështje, sot do të mbahet protestë e thirrur nga Sindikata e re e KEK-ut./Shqip.com