Teknologji Auto

Maserati zbulon para kohe modelin luksoz elektrik

Maserati Quattroporte EV / Foto: Auto Car
Maserati Quattroporte EV / Foto: Auto Car

Gjenerata e ardhshme e modelit Maserati Quattroporte është gati, para prezantimit të planifikuar të bëhet në vitin e ardhshëm, kur do të dalë në shitje si modeli që do të zëvendësoj modelin V8 dhe Ghibli.

Maserati Quattroporte EV

Ndryshe nga to, ky model do të jetë tërësisht elektrik, duke u bërë kështu, makina e tretë elektrike e Maseratit, por e para që do të ofrohet pa opsion me djegie me naftë apo benzinë.

Kjo pritet të jetë faza fillestare e kompanisë për të kaluar tërësisht në prodhim të veturave vetëm me bateri deri në vitin 2030.

Maserati Quattroporte EV

Të gjitha të dhënat tregojnë se Quattroporte do t’i përngjajë shumë modelit të ardhshëm të Alfa Romeo-s, Giulia elektrike me 1000 kuaj fuqi në një variant të frikshëm Trofeo.

Maserati Quattroporte EV

Megjithëse, kompania ka hezituar të jap detaje për çmimin, gjasat jaën që ky model të arrij në rreth 150,000 funte.

/Shqip.com