Teknologji

Inteligjenca Artificiale vjen në Viber

Viber ka prezantuar një tjetër mjet të fuqizuar nga Al që do t’ua bëjë përdoruesve më të lehtë menaxhimin e mesazheve të palexuara në grup.

Funksioni i ri e bën të mundur përmbledhjen e mesazheve të palexuara si dhe nxjerrjen e pjesëve më të rëndësishme të një bisede në formë të shkurtër.

Bëhet e ditur se fillimisht kjo veçori do të jetë e disponueshme vetëm për bisedat në grup, por mund të zgjerohet në të ardhmen, shkruajnë mediat e huaja.

I krijuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e përdoruesve të tij, përmbledhësi me Al është në gjendje të mbledh informacione thelbësore deri në 100 mesazhe.

Për ta aktizivuar mjetin e ri me Al, përdoruesit e Viber duhet të hyjnë në bisedë të një grupi dhe të pranojnë të marrin përmbledhjen e mesazheve që nuk i kanë lexuar.

Sipas aplikacionit, kjo veçori po përhapet gradualisht në SHBA, Filipine, Ukrainë, Japoni, Bullgari dhe Poloni, me më shumë vende që do të pasojnë së shpejti.

Ndryshe, përmbledhësi me Al mbështet platformat iOS dhe Android dhe kupton më shumë se 50 gjuhë.

/Shqip.com