Kulturë

Manastiri i Deçanit hedh vrer mbi shtetin e Kosovës – “Fanatizëm politik, vrimë e zezë”

Manastiri i Deçanit
Manastiri i Deçanit

Udhëheqje diskriminuese e ka quajtur shtetin dhe shoqërinë kosovare e ashtuquajtura “Vëllazëria e Manastirit të Deçanit”, përmes një komunikate të publikuar në Twitter.

Udhëheqësinë politike të Kosovës këta murgji e quajnë “fanatiste”, ndërsa Kosovën “vrimë të zezë”.

Përveç kësaj, këtë që ato e quajnë periudhë 23 vjeçare diskriminuese, nxjerret një krahasim me, siç thonë ata, “500 vitet nën okupim të Perandorisë Osmane”.

“Serbët e Kosovës jetuan për 500 vite nën Perandorinë Osmane. Mbijetuam, na u desh të respektojmë ligjet e okupatorit, por ruajtëm besimin dhe traditat”, shkruan kjo “vëllazëri”.

“Për 23 vite po jetojmë nën sundimin diskriminues të shqiptarëve të Kosovës, por nuk do të ndalemi paqësisht së luftuari për të drejtat dhe barazinë tonë”, thuhet më tej.

Ankesë tjetër e këtyre murgjëve, është se “kjo shoqëri me ngadalë po shndërrohet në etnikisht të pastër të shqiptarëve”.

Lexo edhe:
Reagon Manastiri i Deçanit: Na mohohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës

Në këtë kontekst, ata zotohen se “do të qëndrojmë në truallin tonë”.

“Pa sundimin e ligjit, korrupsioni kronik, diskriminimi etnik dhe fetar mund ta lënë Kosovën për një kohë të gjatë larg një shoqërie demokratike me shumë të rinj që shkojnë në Perëndim”.

“Fanatizmi politik që sundon Kosovën sot e ka bërë atë një vend të paqëndrueshëm dhe një vrimë e zezë”, thuhet në llogarinë në Twitter të manastirit të Visoki Deçanit.

Çështja e dhjetëra hektarëve tokë është bërë brum për debat në Kosovë, për të cilën që nga Qeveria Mustafa, Haradinaj, Kurti I, Hoti e Kurti II kanë hezituar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth njohjes së këtyre pronave.

Lexo edhe:
Historianët e Deçanit: Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët, por nga politika e Igumentit Sava Janjiç

Këto prona, siç kanë argumentuar përgjithsësisht qeveritarët, nuk është dashur t’u njihen nga Gjykata Kushtetuese ngase burojnë nga vendimet nën okupimin serb, përkatësisht nën kushte aparteidi, spastrimi etnik dhe gjenocidi serb në Kosovë, nga Kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç./Shqip.com