Kulturë

VIDEO / Nata e dytë e “Eurovision 2024”, Besa Kokëdhima “ndez” skenën me këngën “Titan”

Besa Kokëdhima
Besa Kokëdhima

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka performuar sonte në skenën e “Eurovision 2024”.

Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë.

“Titan” titullohet kënga me të cilën Besa e ka përfaqësuar Shqipërinë në këtë festival.

Performanca e Besës është publikuar në faqen zyrtare të festivalit “Eurovision Song Contest”.

/Shqip.com