Sport Shqiptar

Tifozat Kuq e Zi i reagojnë ashpër FSHF-së

Tifozat "Kuq e Zi"

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas lajmit se Shqipëria dhe Serbia së bashku janë vende kandidate për organizimin e Kampionatin Evropian 2027 për U-21.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka konfirmuar sot se Shqipëria dhe Serbia kanë kërkuar të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për 21 vjeçarët.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21. Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi”, ka thënë Duka në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Lidhur me këtë, grupi i tifozëve të Kombëtares kanë reaguar duke thënë mes tjerash se Serbia, përveç krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve është dënuar në disa raste nga UEFA për tifozët e saj racistë e të dhunshëm deri në vrasje.

“Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar” shkruhet në postimin e tyre në Facebook.

Ata kanë kërkuar që FShF të tregojë se a i ka kërkuar ta organizojë këtë Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi.

“Fqinjë kemi boll, skemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë”, theksohet në postimin e tifozëve Kuq e Zi.

/Shqip.com