Kulturë

Reagon Manastiri i Deçanit: Na mohohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës

Manastiri i Deçanit

Të dielën Lidhja e Historianëvë të Kosovës, kishin reaguar ndaj Organizatës “Europa Nostra”, si dhe ndaj kreut të Manastirit të Deçanit, Igumenti Sava Janjiç, duke thënë se ka ardhur koha që siguria e Manastirit të menaxhohet nga vetë Policia e Kosovës.

Po ashtu ai shkroi se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga shqiptarët po nga vetë polititikat e  Igumentit Sava Janjiç.

Për këtë, ka reaguar edhe Manastiri në faqen zyrtare në Twitter.

“Shpifjet e vazhdueshme të një grupi që e quan vetën ‘historianë të Decanit’, pavarësisht katër sulmeve të armatosura gjatë viteve të kaluara në Manastirin tonë, dhe gjithashtu, mohimi i vazhdueshëm i të drejtave tona të garantuara nga Gjykata Kushtetuese dhe ligjet e Kosovës, janë treguesit më të mirë se ne jemi të rrezikuar”, thuhet në postimin e tyre.

Kryetari i degës së historianëve në Decan, Shkodran Imeraj, ka thënë se Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së. Ai thotë se rrezikun Manastiri e ka nga kreu i saj, Sava Janjiq.

Tutje ai shkroi se është absurde kërkesa e Igumenti Sava Janjiç, për zbatimin e një marrëveshje (ujdie) të disa viteve me parë, me të cilën institucionet e Kosovës duhet të devijojnë rrugën e cila bie kah Manastirit i Deçanit./Shqip.com