Rozë

Kejvina ka disa fjalë për Kiarën

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella ka dalë publikisht në një intervistë televizive për ‘Fun Club’.

Ajo ka folur për largimin e saj nga shtëpia e Big Brother pas dënimit që mori nga Vëllai i Madh, për shpullën kundrejt Luizit.

Kejvina tha se gjendja shëndetësore e babait të saj u përkeqësua, pas gjithë komenteve negative që mori nga njerëzit.

Ajo gjithashtu  ka komentuar lojën e disa prej banorëve, sipas saj, Kiara është banorja më e shtirur brenda shtëpisë.

/Shqip.com