Rozë Ndërkombëtar

Gjendet i vdekur aktori i njohur, këto janë dyshimet e para

Aktori i njohur, Frank Vallelonga Jr është gjetur i vdekur në Bronx .

Trupi i aktorit 60-vjeçar u gjet jashtë një fabrike llamarine herët në mëngjesin e së hënës.

Burime policore thanë për gazetën se bazuar në një hetim fillestar, ka të ngjarë që Vallelonga të ketë vdekur nga një mbidozë.

“Mashkulli nuk kishte shenja të dukshme të traumës. EMS iu përgjigj vendndodhjes dhe e shpalli mashkullin të vdekur në vendngjarje,” thanë oficerët, duke theksuar se ekzaminuesi mjekësor më vonë do të vendosë se si ai vdiq.

Sipas The New York Post, autoritetet thanë se trupi i Vallelonga u hodh nga një makinë dhe u la jashtë një fabrike të prodhimit të llamarinës.

Ndërkohë, pritet hetimi përfundimtar për shkakun e vdekjes.

/Shqip.com