Sport Ndërkombëtar

Florenzi: Duam të përmisohemi

Alessandro Florenzi

U eleminuan nga Liga e Kampionëve, nuk e siguruan as Europaligën, por në Serie A janë në “luftë” për titull.

AC Milan gjendet në vendin e dytë – të futbollit elitar italian, pas 19-të gjirove të zhvilluara.

Për gjendjen aktuale të rosnerëve ka folur Alessandro Florenzi i cili e shënoi një perlë kundër Empolit.

Reprezentuesi italian, në një prononcim për mediat italiane ka thënë se kuqezinjët po përpiqen të përmisohen për të arritur gjëra të mëdha.

“Ne duam të qëndrojmë atje, duke u përpjekur të përmirësohemi në krahasim me vitin e kaluar. Jemi një pikë poshtë, por duam të përmirësohemi për të shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e Milanit”, u shpreh ai.

Goli i shënuar ndaj Empolit

30 vjeçari – i njohur për fjalimet e tij të shpeshta motivuese tha se skuadra është në rrugë të mirë për të bërë hapa përpara.

“Unë e solla fjalimin , më thonë flas shumë. Por kështu jam. Përpiqem të sjell eksperiencën time, t’i ulem në momentet e vështira. Të rinjtë tanë po përmirësohen dita ditës, duke mbajtur këtë qëndrim do të bëjmë shumë hapa përpara”, shtoi Florenzi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është në pronësi të Romës – ndërsa këtë sezonë po qëndron i huazuar te Milani.

Këtë kampionat, ai ka zhvilluar 12-të paraqitje në Serie A dhe katër në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar vetëm një gol./Shqip.com