Sport Ndërkombëtar

VIDEO/ Ukrainasi Usyk kampion absolut i peshave të rënda në boks, thyen “përbindëshin” Tyson Fury

Oleksandr Usyk me vendim të gjyqtarëve shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda, pasi arriti të thyejë Tyson Furyn, në të ashtuquajturin ‘Dueli i shekullit’, që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.

Fury që mbante një rrip, e në anën tjetër Usyk me titujt të tjerë në krah, prodhuan një përballje fantastike.

Ukrainasi është kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga viti 2000.

Dy gjyqtarë votuan për Usyk, ndërsa një tjetër për Furyn, për t’ia dhuruar atij titullin kampion i padiskutueshëm me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

/Shqip.com