Sport Shqiptar

Rrahmani bombardon Fiorentinën

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit ka shënuar golin e tretë në Serie A.

Për raundin e 37-të, Napoli kaloi në avantazh 0-1 kundër Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Pas vetëm tëtë minutave, mbrojtësi përfitoi nga pasimi i Politanos nga këndorja dhe me kokë e ndali sferën në rrjetë.

Kështu Napoli siguroi avantazhin me golin e shqiptarit, që veçse në mbrojte bën edhe rolin e “bomberit” në sulm.

/Shqip.com