Sport Ndërkombëtar

E paqartë data e prezantimit të Mbappes tek Reali

Ende nuk dihet data e saktë e prezantimit zyrtar të Kylian Mbappes në Real Madrid.

Për shkak të Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Gjermani, ku Mbappe do të drejtojë Francën si kapiten, nuk dihet se kur do të bëhet prezantimi.

Sipas mediumit Relevo, Real Madrid ka një datë në mendje, dhe ajo do të jetë në ditët pas finales së Ligës së Kampionëve më 1 qershor.

Mbappe do të ishte ende zyrtarisht një lojtar i PSZH-së në këtë kohë, pasi kontrata e tij zgjat deri më datë 30 të muajit të ardhshëm.

Real Madridi do të kishte nevojë për leje nga kampionët e Ligue 1 për të zhvilluar prezantimin përpara se të fillojë Euro 2024 dhe nëse nuk merret, ata do të duhet të presin deri në korrik.

Për momentin fokusi i Real Madridit është në finalen e Ligës së Kampionëve.

/Shqip.com