Sport Shqiptar

FC Prishtina bëhet me kryetar të ri

Klubi i kryeqytet, FC Prishtina ka zgjedhur kryetarin e ri.

Bëhet fjala për Hakif Gashi, i cili u votua nga bordi i skuadrës “Bardh e kaltër”.

“Hakif Gashi zgjedhet kryetar i FC Prishtinës. Bordi i FC Prishtinës e ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës, me këtë rast, kryetar i klubit është zgjedhur Hakif Gashi”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ai do të marrë drejtimin nga Remzi Ejupi, i cili arriti që në stinorin 2020-21 ta fitoj titullin kampion.

Ejupi e ka ushtruar detyrën e kryetarit për 18-vite.

Prishtina stinorin e kaluar u përballë me probleme të shumta financiare, gjë që reflektoi edhe në rezultatet në fushë.

Këtë verë Prishtina ka bërë shumë ndryshime, duke përfshirë edhe trajnerin, i cili u caktua Ismet Munishi./Shqip.com