Sport Ndërkombëtar

Tifozët e Milanit gjejnë trajnerin e ri

Sipas raportimeve të fundit, Milani ka mbetur i habitur nga reagimi i fortë i tifozëve për thashethemet lidhur me Julen Lopeteguin dhe tashmë janë duke ri-vlerësuar zgjedhjen e tyre për trajnerin e ri, dhe tashmë favorit për këtë post është Paulo Fonseca.

La Gazzetta dello Sport sugjeron se ‘Rossonerët’ ishin shumë afër vendimit për të shkarkuar Stefano Piolin në fund të sezonit dhe ta zëvendësojnë atë me Lopeteguin.

Sidoqoftë, përgjigja nga tifozët ishte aq virulente në refuzimin e saj sa që rezultoi me një trend në rrjetet sociale #Nopetegui, ku madje u hartua edhe një peticion për të bllokuar këtë lëvizje nga klubi.

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio tani pretendon se mesazhi u mor nga bordi i klubit dhe Gerry Cardinale është duke ri-vlerësuar mundësinë e emërimit të ish-trajnerit të Real Madridit.

/Shqip.com