Rozë

Kjo banore la Fermën Vip

Ferma Vip në natën e dymbëdhjetë prime përçoi përmes ekranit të Vizion Plus, të gjithë magjinë e një formati të pakrahasueshëm.

Artemisa Kusi dhe Gledis Gegaj ishin më pak të votuarit nga publiku.

Por sfida e së hënës mbrëma përcaktoi fatin e tyre në lojë.

Pasi humbi në përballjen me “buçkon”, aktorja u largua nga gara.

Deri në prime-n e radhës, të gjithë konkurrentët gjenden sërish në një televotim për më të preferuarit.

Ndërsa Hajmalia shpëtuese i shkoi fakirit më prezent nën këtë status, Albano Bogdos, i cili e shfrytëzoi bonusin për plotësimin e një dëshire.

Sakaq, në krye të punëve deri të premten, Agai emëroi Ditea Berishën, e cila ishte edhe më e votuara nga publiku në verdiktin e së hënës.

Ndërsa filmi “Përrallë nga e kaluara” ishte një magji më vete, e sjellë nga regjisori i Fermës Vip, Albano Bogdo si dhe aktorët fermerë.

Ndërkohë, zhvillimet kryesore në fermë morën vëmendje për të qartësuar qëndrimin e secilës palë si dhe raportet që ngacmohen herë pas here me sfida të mirëmenduara.

Nga ana tjetër, surpriza për Elsa Lilën solli një atmosferë të jashtëzakonshme në Fermën Vip.

Vajza e saj Evita e surprizoi këngëtaren duke mbërritur në fermë, në një bashkëpunim me artistë të Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit.

Një simfoni emocionesh dhe përjetimesh që mbërriti fill në zemër të të gjithë audiencës.

/Shqip.com