Sport Ndërkombëtar

Milanit nuk i ndalen telashet

Milanit nuk i ndahen mungesat, teksa portieri Maignan dhe mesfushori Loftus-Cheek nuk do të jenë në dispozicion të kuqezinjve as për ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas.

Gardiani francez, i cili pësoi një dëmtim pak para ndeshjes me Juventusin, kreu testet mjekësore dhe u zbulua një tërheqje muskulore e gradës së ulët, teksa gjendja e tij fizike do të monitorohet nga mjekët në ditët e ardhshme për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

I njëjti konstatim edhe për mesfushorin anglez, që ashtu si Maignan do të mungojë të paktën në ndeshjen ndaj Genoas në fundjavë, teksa vetëm në fillim të javës së ardhshme do të mund të përcaktohet një kohë e saktë e rikthimit të tyre në fushë.

Vlen të theksohet se ndaj Genoas do të mungojë edhe kapiteni Calabria, i cili u pezullua dy javë pas goditjes që i dha në fytyrë Frattesit në derbin ndaj Interit dhe një ndeshje e shleu ndaj Juventusit.

/Shqip.com