Rozë

Fansja vrapon për të bërë foto me Dua Lipën, truproja “i fluturon” telefonin

Një video e Dua Lipës po bën namin në rrjet së fundmi.

Shkak është bërë sjellja e truprojës së saj.

Teksa Dua Lipa ishte jashtë me të dashurin e saj Callum Turner në Paris, një fanse nuk ka humbur kohë dhe i është afruar me telefon në dorë për të shkrepur një foto.

Megjithatë, përpara se fansja të arrinte Dua-n, bodyguardi i saj i shtyu me forcë dorën, duke bërë që telefoni i saj të fluturonte.

Videoja është shpërndarë në internet dhe fansat kanë ndarë mendimet e tyre se çfarë mendojnë për veprimet e truprojës, ku shumë thonë se ai “thjesht po bënte punën e tij”.

Megjithatë, të tjerët sugjeruan se veprimet e tij ishin shumë të forta dhe fansi po përpiqej vetëm të bënte një video të yllit të famshëm global.

/Shqip.com