Lajme

Detaje të reja rreth aksidentit me fatalitet në Shtime

Pamje nga vendi i aksidentit me fatalitet në dalje të Shtimes, ku mbetën të vdekur katër persona
Pamje nga vendi i aksidentit me fatalitet në dalje të Shtimes, ku mbetën të vdekur katër persona

Një aksident i rëndë dhe me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në dalje të Shtimës, ku për pasojë kanë vdekur katër persona.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave me targa vendore. Deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj  kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Lexo edhe:
Kryetari i Shtimes ngushëllon familjarët e katër viktimave: Ditë e kobshme për komunën tonë

Ndryshe, lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, ka thënë Veseli.

Lexo edhe:
Prokurori i rastit jep detaje: Përveç katër të vdekurve, janë edhe dy të lënduar rëndë

Një nga të vdekurit në aksidentin e mbrëmjes së sotme në dalje të Shtimes, ishte punonjës i Komunës së Ferizajt.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se njëri nga viktimat ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.

Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”, ka shkruar Aliu.

Lexo edhe:
Katër të vdekur nga një aksident në rrugën Ferizaj – Shtime (FOTO-VIDEO)

/Shqip.com