Lajme

Katër të vdekur nga një aksident në rrugën Ferizaj – Shtime (FOTO-VIDEO)

Një aksident i rëndë dhe me fatalitet ka ndodhur në dalje të Shtimës, ku për pasojë kanë vdekur katër persona.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Rruga e bllokuar si pasojë e aksidentit

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Tutje, Veseli thekson se “për informata tjera do tē njoftoheni me kohë”.

/Shqip.com