Lajme

Kryetari i Shtimes ngushëllon familjarët e katër viktimave: Ditë e kobshme për komunën tonë

Pamje nga vendi i aksidentit me fatalitet në dalje të Shtimes, ku mbetën të vdekur katër persona
Pamje nga vendi i aksidentit me fatalitet në dalje të Shtimes, ku mbetën të vdekur katër persona

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që sonte humbën jetën në një aksident trafiku në magjistralen Shtime-Ferizaj.

Aliu, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo është një ditë e kobshme për Shtimen.

Lexo edhe:
Katër të vdekur nga një aksident në rrugën Ferizaj – Shtime (FOTO-VIDEO)

“Ditë e kobshme për komunën e Shtimes. Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Kujtojmë se, një aksident i rëndë dhe me fatalitet ka ndodhur sot në mbrëmje në dalje të Shtimës, ku kanë gjetur vdekjen katër persona.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se njëri nga viktimat është 21-vjeçar tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçarë.

Lexo edhe:
Prokurori i rastit jep detaje: Përveç katër të vdekurve, janë edhe dy të lënduar rëndë

Prokurori i rastit thotë se na aksident janë përfshirë dy vetura derisa vetura e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek.

/Shqip.com